Konjufca përmend formulën e fitores: Ekonomia dhe siguria vendosën zgjedhjet

Konjufca përmend formulën e fitores: Ekonomia dhe siguria vendosën zgjedhjet

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka falënderuar qytetarët që kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e sotme.

Konjufca, në festën e LVV-së në sheshin e Prishtinës, ka treguar edhe disa prej arsyeve kryesore që kanë çuar drejt fitores këtë subjet politik.

Sipas Konjufcës, “lufta” kundër Serbisë e zhvillimi ekonomik kanë qenë ndër arsyet kryesore për fitoren e VV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Tash kam me u mundua me shpejguar se çka ndodhi në këto zgjedhje, çka tregon ky rezultat i zgjedhjeve. Dua me i thënë vetëm dy fjalë; Ata që e luftojnë Serbinë, ata e që zhvillojnë ekonominë, ata që e forcojnë sigurinë, ata që e sjellin begatinë, askush s’mundet me i bllokuar. Ky është rezultati i zgjedhjeve”, theksoi Glauk Konjufca.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar  49.79 për qind apo 421 mijë e 129 vota. Partia Demokratike e Kosovës 21.18 për qind apo 179 mijë e 158 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës 13.77 për qind apo 116  mijë e 502 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 5.74 për qind apo 48 mijë e 551 vota.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë